Albin Kurti: Kur të vi puna për formimin e qeverisë do të dëshmojmë se i kemi numrat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se s’ka shpjegim racional për krizën politike në Kosovë. Ai kritikoi partitë që deri tani ishin në opozitë që s’po marrin pjesë në votim për konstituim të Kuvendit, derisa nënvizoi se kur të vjen koha për formim të qeverisë

LVV-ja si partia e parë në zgjedhje do ta dëshmojë se i ka numrat. “Kur të vjen puna për formimin e qeverisë atëherë ne do të dëshmojmë vetë”, tha ai.

Këto komente Kurti i bëri pas vendosjes së gurëthemelit për ndërtimin e një depo të Ministrisë së Shëndetësisë për ruajtjen e barnave. /KosovaPress/