Hoti: Ping-pong në Kuvendin e Kosovës, pritet përgjigje nga Kushtetuesja për votimin e fshehtë

Përmes një interviste në Ora News, gazetari Shkodran Hoti tha se tashmë prej 36 seancash Kuvendi i Kosovës nuk po arrin që të konstituohet.

Hoti: Është vazhdimësi e seanca të tjerave, duke mos pasur asnjë të re nga tentimi i 36-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ka 36 seanca që luhet ping-pong me këto seanca dhe fajin. Mazhoranca po qëndron me figurën e Albulena Haxhiut, ndërsa opozita nuk pranon. Ndërkohë që gjithë publiku po pret përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese për një votim të fshehtë.