Sulmi me raketa në bazat amerikane në Katar dhe Iran/ Lideri Suprem i Iranit: Ne nuk i kemi bërë dëm askujt dhe nuk do të pranojmë asnjë agresion

IRAN- Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka reaguar pas sulmit me raketa iraniane në bazat amerikane në Katar dhe Irak.

Në një postim në platformën X, Khamenei deklaroi: "Irani nuk i bëri dëm askujt. Por ne nuk do të pranojmë asnjë agresion në asnjë rrethanë.

Ne nuk do të dorëzohemi. Kjo është logjika e kombit iranian."

Reagimi i udhëheqësit të Republikës Islamike vjen disa orë pas operacionit "Shpallja e Fitores”, siç e quan Teherani, kundër pozicioneve ushtarake amerikane.

Sipas deklaratave të zyrtarëve iranianë, operacioni synonte të “hakmerrej” për bombardimet nga Shtetet e Bashkuara dhe jo të provokonte një luftë të përgjithshme.

Deklarata e Khameneit përpiqet të forcojë narrativën e një “përgjigjeje mbrojtëse”, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po shqyrtojnë hapat e ardhshëm dhe po bëjnë thirrje për ulje të tensioneve, ndërsa tensionet rajonale po përshkallëzohen në mënyrë të rrezikshme.