Zyrtare/ Ishte nën kontratë, por Vllaznia njofton largimin e lojtarit

Vllaznia ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me Serjan Repajn. Mbrojtësi kishte kontratë të vlefshme deri në vitin 2027, por bashkëpunimi ka zgjatur vetëm më pak se gjashtë muaj.

Për 24-vjeçarin tregohet e interesuar Vora. Këto të fundit u shpallën kampion në Kategorinë e Parë dhe kanë synimet e tyre për edicionin e ardhshëm.

Njoftimi i Vllaznisë:

“KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Serjan Repaj. E falenderojmë atë për kontributin e dhënë për skuadrën tonë dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme. Faleminderit #serjan repaj!”

Zyrtare/ Ishte nën kontratë, por Vllaznia njofton largimin e lojtarit