Kupa e Botës për Klube/ Një tjetër ndeshje ndërpritet nga stuhia

SHBA - Problemet me motin vazhdojnë në Kupën e Botës për Klube.

Nisja e pjesës së dytë të ndeshjes Benfica-Auckland City (1-0 në pushim për portugezët, pas golit të shënuar nga Di Maria me penallti (45’+4) është ndërprerë deri në njoftim të mëtejshëm për shkak të një paralajmërimi për stuhi në Orlando.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për një stuhi të fortë, me erëra deri në 80 km/orë, që do të prekë zona të ndryshme të Floridës, përfshirë qytetin e Orlandos.

Në pritje të lajmeve të mëtejshme, kjo është ndeshja e katërt në këtë garë që preket nga problemet e motit, parafundit ishte Palmeiras-Al Ahly këtë të enjte, e cila përfundoi 2-0 në favor të brazilianëve.