Zyrtare/ Përforcim në sulm për Partizanin, prezantohet blerja e radhës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2025, 23:32
Klubi i Partizanit ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Judah Garcia, i cili është bërë përforcimi më i fundit në repartin e avancuar të të kuqve.
Nëpërmjet rrjeteve sociale ata i kanë uruar mirëseardhjen lojtarit, teksa kanë zbuluar edhe detajet e kontratës së tij me kryeqytetasit, të cilëve u është bashkuar menjëherë në fazën përgatitore në Ohër.
“Judah Garcia është lojtari më i ri i Partizanit. Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me sulmuesin anësor nga Trinidad Tobago.
24-vjeçari i bashkohet të kuqve pas eksperiencës te AEK Athina B në kampionatin grek.
Garcia i cili është njëkohësisht edhe pjesë e përfaqësueses së Trinidad Tobago ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë 1+1”, shkruhet në njoftimin e të kuqve.

