“Më ka kontaktuar Shqipëria”, sulmuesi gjerman i bën “presion” Gjermanisë: Kam nisur të mësoj shqip

Sulmuesi 20-vjeçar i Gjermanisë, i cili konsiderohet si një prej lojtarëve me të ardhme të madhe në Bundesligë, Nelson Weiper, mund të përfaqësojë Shqipërinë.

20-vjeçari, në një intervistë të dhënë për gazetën gjermane ‘Bild’, thotë se nëse nuk merr ftesë nga kombëtarja A e Gjermanisë, që drejtohet nga Nagelsman, do të luajë për Shqipërinë.

“Më bën krenar fakti që ekipi kombëtar A i Shqipërisë më ka kërkuar.

Familja ime që jeton në Shqipëri dëshiron që të luajë për ata, por gjithashtu janë krenarë që përfaqësoj Gjermaninë,”-u shpreh sulmuesi i Mainz që këtë sezon ka shënuar 3 gola për Mainzin.

Wiper, 1.92 i gjatë, ka nënë shqiptare, ndërsa thotë se ka nisur të flasë edhe shqip.

Aktualisht ai është duke përfaqësuar Gjermaninë në kampionatin Evropian të U-21 ku edhe ka shënuar.