Jo vetëm sulme me raketa, Irani goditet nga një tërmet i fortë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2025, 21:31
IRAN- Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë ka goditur Iranin Qendror, ndërsa Izraeli vazhdon sulmin ndaj Teheranit.
Epiqendra e tërmetit ishte pak jashtë qytetit të Semnanit, rreth 210 km në lindje të kryeqytetit.
Mediat e huaja shkruajnë se nuk ka patur raportime të menjëhershme për viktima ose dëme ndërsa autoritetet lokale po vazhdojnë të monitorojnë situatën.
Tërmeti, i cili goditi pak para perëndimit të diellit, u ndje gjerësisht në zonat me popullsi të dendur, duke bërë që disa banorë të evakuoheshin për pak kohë nga shtëpitë e tyre si masë paraprake.
