Përfundimi i bisedimeve në Gjenevë/ Ministri i Jashtëm francez: Irani shprehu gatishmëri për të vazhduar bisedimet
ZVICRA- Ministri i Jashtëm Francez Jean-Noël Barrot, duke folur gjithashtu pas bisedimeve, tha se ata nuk mendojnë se ekziston një "zgjidhje përfundimtare" ushtarakisht për "problemin bërthamor iranian".
Ai tha se presin që Irani të jetë i hapur për diskutime, përfshirë edhe me Shtetet e Bashkuara, për të arritur një zgjidhje të negociuar.
"Ministri i Jashtëm iranian ka shprehur gatishmërinë e tij për të vazhduar këto diskutime mbi programin bërthamor dhe, në një kuptim më të gjerë, për të gjitha çështjet.
Dhe ne presim që Irani të jetë i hapur për diskutime, përfshirë edhe me Shtetet e Bashkuara, për të arritur një zgjidhje të negociuar përmes dialogut", u tha ai mediave të mbledhura në kryeqytetin zviceran.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul thotë se kjo është "përpjekje e përbashkët për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm" në Lindjen e Mesme dhe për të "bërë përparim me negociatat".
