Ramabaja: Diplomacia po dështon, SHBA-ja pritet t’i bashkohet aksionit ushtarak të Izraelit

Përmes një interviste në Ora News, Sadri Ramabaja, politolog tha se në lidhje me luftën Iran Izrael tashmë është e qartë dhe po bëhen përpjekjet e fundit që diplomacia të shpëtojë atë që mund të shpëtohet.

Ramabaja: E vërteta është që Trumpi kishte dhënë një afat 60 ditësh më herët është përmbushur, dhe më pas duhet të kishim një marrëveshje në Oman, por Irani e kishte shtyrë atë takim. Tashmë është e qartë dhe po bëhen përpjekjet e fundit që diplomacia të shpëtojë atë që mund të shpëtohet.

Sot kishte një takim në Gjenevë, edhe pse akoma nuk ka informacione të qarta, por duket se ka një dështim të diplomacisë dhe një bashkëngjitje të aksionit ushtarak të SHBA-ve kundrejt Izraelit kundër Iranit.