"Papjekuri e madhe" - Deputetët e 9 shkurtit kërcënojnë shtetformimin, Bytyçi: Kosova s'e ka luksin të qëndrojë pa institucione
Deputetët e dalë nga zgedhjet parlamentare të 9 shkurtit vijojnë të mos gjejnë gjuhën e bashkëpunimit mes tyre sa i përket nisjes së ngritjes së institucioneve kushtetuese që nisin me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Parlamentarët u mblodhën këtë të enjte në tentativën e 34-të për formimin e organit të ri legjislativ, por nuk arritën të arrijnë konsensusin e nevojshëm.
Ky dështim i vazhdueshëm thellon bllokadën politike dhe shton pasigurinë për nisjen e punës së Kuvendit, duke lënë të pazgjidhura çështjet urgjente të vendit.
Në mungesë të një marrëveshjeje, vazhdon periudha e papunësisë së organeve legjislative, duke u bërë një sfidë e madhe për stabilitetin dhe funksionimin normal të institucioneve.
Për të kuptuar më shumë mbi arsyet e këtij ngërçi artificial politik që vë në dyshim vetë shtetformimin e Kosovës, në hapësirën "Për Shqiptarët" në "Ora News" ishte studiuesi dhe profesori i çështjeve të Rajonit Enver Bytyçi.
Në këndvështrimin e tij, Bytyçi tha se Kosova nuk ka luksin që të qëndrojë pa institucione të qëndrueshme në këtë situatë që ndodhet bota.
Bytyçi: Kosova nuk ka luksin që të qëndrojë pa institucione të qëndrueshme.
Me këto zhvillime që ndodhin në botën e sotme, është papjekuri e madhe që një vend të krijojë situata të tilla artificiale dhe të mos krijojë institucione të vendit.
Zgjedhjet janë bërë me 9 shkurt dhe njerëzit votuan. Albin Kurtit nuk iu dha një shumicë absolute, pra që ai të mos ketë pushtet absolut.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME STUDIUESIN ENVER BYTYÇI

