Premtoi punësimin si inspektor kundrejt parave, SPAK kërkon një vit burg
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 1 vit burg për Dritan Lleshin i cili akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Dosja ndaj tij u hetuar në nga gjykata e Fierit, por që më pas u dërguar në SPAK për shkak dhe të kompetencës.
Sipas të dhënave hetimore, rezulton e provuar se shtetasi A.N, i punësuar në një njësi të shitjes së karburantit është paraqitur 5 vite më parë në polici dhe ka bërë një kallëzim.
Sipas shkresave në vitin 2019, Dritan Lleshi, i njohur prej tij me emrin Dritan Ndreca, me origjinë nga Puka, ose Laçi, banues në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë i ka premtuar A.M, bashkëshortes së A.N, punësimin e djalit të tyre, si inspektor mjedisi në Fier, kundrejt shumës prej 400.000 lekësh.
Dritan Lleshi ka pretenduar se ka një vëlla në Tiranë, me emrin P.N, i cili punonte në Ministrinë e Brendshme dhe përmes tij do të ndërhynte që djali i kallëzuesit të fitonte konkursin për inspektor mjedisi në Fier ose Lushnjë.
Sipas planit të prezantuar prej të pandehurit Dritan Lleshi, kjo do të realizohej në muajin qershor të 2019, kohë kur A.N i ka dorëzuar edhe një kapar prej 200.000 lekësh Dritan Lleshit, i cili më pas e shtyu mundësinë për punësim në shtator të të njëjtit vit.
Nga analiza e provave dhe të dhënave të grumbulluara rezulton e provuar se i pandehuri Dritan Lleshi, me lidhje familjare me P.N (djali i xhaxhait), ka kryer veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në rast dënimi Lleshi do ti ulet 1 e treta e masës ku përfundimisht mund të dënohet me 8 muaj burg.
