Planifikonin ‘hakmarrje’ ndaj Mourinhos, japin dorëheqjen krerët e Federatës Turke të Futbollit

Publikimi i disa mesazheve ku drejtues të Federatës Turke të Futbollit betoheshin se do të merrnin hak kundrejt Jose Mourinhos pasi sipas tyre ai kishte kaluar çdo limit me polemikat e krijuara pas ndeshjes mes Fenderbahçes dhe Gallatës, ka rezultuar fatal për disa pjesëtarë të Federatës Turke të Futbollit.

Konkretisht presidenti i Komitetit të Federatës Turke të Futbollit, Celal Nuri Demirturk, dhe i gjithë bordi i drejtorëve ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme, pasi presioni ka qenë shumë i madh pas publikimit të mesazheve që kishin këmbyer mbi ankesat e portugezit për arbitrat në Turqi.