KATE MUNGON NË GARAT ME KUAJ! Princesha e Uellsit, vijon rikuperimin pas “betejës” me kancerin
Princesha Catherine nuk mori pjesë në Royal Ascot, duke zgjedhur të fokusohet te shëndeti pas betejës me kancerin. Ajo po rikthehet gradualisht në jetën publike, ndërsa familja mbretërore ruan traditën në këtë ngjarje prestigjioze.
Princesha e Uellsit, Catherine, ndryshe nga sa ishte parashikuar nuk mori pjesë në në Royal Ascot, nga ngjarjet më prestigjioze të kalendarit sportiv dhe shoqëror në Mbretërinë e Bashkuar.
Pas betejës me kancerin dhe një rikthimi të kujdesshëm në jetën publike, Princesha po përpiqet të ruajë një ekuilibër të shëndetshëm mes detyrimeve mbretërore dhe mirëqenies personale.
Ajo pritej të merrte pjesë në parakalimin tradicional të karrocave përkrah Princit William.
Mbreti Charles, Mbretëresha Camilla dhe Princi William ishin të pranishëm në hipodromin e Ascot në Berkshire, ku përshëndetën turmën gjatë ditës së dytë të garave.

Mes të ftuarve të veçantë ishte edhe Princi Saud bin Khalid Al Saud nga Arabia Saudite.
Pavarësisht mungesës së Catherine, nëna e saj, Carole Middleton, mori pjesë në event, e shoqëruar nga nusja e saj, Alizée Thévenet.

Mbreti dhe Mbretëresha, të njohur për pasionin e tyre ndaj garave me kuaj, kishin shpresuar për një fitore me kalin e tyre "Rainbow’s Edge", i cili përfundoi në vendin e shtatë.
Pavarësisht rezultatit, lidhja e familjes mbretërore me Royal Ascot mbetet e fortë dhe e gjatë, një traditë dyqindvjeçare që mbart prestigj dhe trashëgimi.
Ndërkohë që publiku shpreson ta shohë më shpesh Princeshën në aktivitete të tilla, shëndeti i saj mbetet përparësi absolute.

Për momentin, rikthimi i saj në detyrat publike do të vijojë me hapa të kujdesshëm dhe të matur.
Catherine u shfaq për herë të fundit të hënën, gjatë shërbimit tradicional të Urdhrit të Garter në Ëindsor, ku u pa e buzëqeshur dhe në humor të mirë pranë anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore.

