“Leximi në anglisht po zëvendëson shqipen”/ Aida Baro ngre alarmin për të rinjtë dhe librin: Nëse humbet gjuha, humbet kombi

Askush në pushime nuk shkon për të lexuar, por sërish askush nuk niset pa një libër, duke pasur parasysh që jo gjithë kohës mund të rrish e të lahesh në det.

Disa marrin libra për të bërë foto artistike, disa janë librofilë që s’bëjnë dot pa një libër. Por, secili nga ne kemi pasur të paktën një përvojë kur e kemi marrë librin e gabuar në plazh dhe më pas i kemi kushtuar më shumë rëndësi gjetjes së librit që ia vlen ta marrësh me vete.

Meqë vera sjell periudhën kur trupi do pushimin, ashtu si edhe mendja, kujdesuni që në plazh të shkoni me një autor “të njohur” nëse nuk i keni qejf “surprizat”.

Rimbushja e trupit me vitaminën “D”, energji të reja fizike, duhet shoqëruar edhe me një përkujdes “të ushqimit” mental duke u kushtuar në radhë të parë rëndësi librave për ngritjen shpirtërore. Kështu, detoksifikojmë edhe trupin edhe mendjen.

Gjatë një interviste në “Ora News”, përkthyesja Aida Baro shprehu shqetësimin e saj për rënien e interesit ndaj leximit në gjuhën shqipe, veçanërisht mes të rinjve, të cilët janë më të interesuar të lexojnë në gjuhën angleze.

"Unë vij nga një eksperiencë në Panairin e Prishtinës që nuk ishte shumë ngazëlluese për pjesën e leximit dhe të librit sepse shoh që leximi dhe interesimi për librin ka rënë shumë dhe pjesa më  e madhe e të rinjve lexojnë anglisht.

kjo e para vret shumë gjuhën shqipe sepse dalëngadalë ata janë personat që do e jetojnë këtë vend dhe nëse humbet gjuha, humbet kombi.

Unë kam 2-3 vite që e konstatoj ndoshta sepse globalizmi i ka shtrirë rrënjët kaq shumë, interneti. 

Unë vras mendjen nëse vërtetë arrijnë ta kuptojnë një libër si Jane Austen për shembull, një autore si Jane Austen që ka një anglishte të 1800, që dhe një përkthyes ka vështirësi për ta kuptuar.

Do ishte një hap shumë i madh që të kuptosh një anglishte të 1800, të cilët adoleshentët anglezë nuk e kuptojnë. 

Është njësoj siç ankohemi ne sot që nuk e kuptojmë Gjergj Fishtën. 

Mua më duket më  tepër si një trend", u shpreh Baro.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME PËRKTHYESEN AIDA BARO