Valë e re sulmesh/ Izraeli lëshon breshëri raketash ndaj Teheranit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2025, 20:39
Ushtria izraelite njofton se ka lëshuar raketa të tjera ndaj Iranit.
Në përditësimin e saj ditor, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) deklarojnë se kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh që kanë pasur në shënjestër sisteme raketore dhe depo armësh në Teheran.
Ato shtojnë se gjatë natës, në një sulm me tri valë që zgjati tre orë, është dëmtuar një qendër për prodhimin e centrifugave.
