"Shi" raketash mbi Izrael e Iran, Kondi: Ajo që po ndodh është KATASTROFË. Ato vende për momentin janë të pajetueshme nga kontaminimi
Ndërsa luftimet kanë shënuar sot ditën e gjashtë, tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë rritur ndjeshëm, me sulme të reja ajrore izraelite mbi Teheranin dhe kundërpërgjigje raketore nga Irani.
Për të kuptuar më shumë se ç’do të thotë ky konflikt jo vetëm për Lindjen e Mesme, në hapësirën “Për Shqiptarët” në “Ora News” i ftuar ishte studiuesi për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Sokol Kondi.
“Pavarësisht se raporti me jetët civile të humbura është 1 me 10, pasi nuk i ka vendstrehimet të tilla si Izraeli.
Përtej kësaj Izraeli ka shfaqur një supermaci teknologjike sa i takon aviacionit, ndërsa Irani duket se ka një supermaci në sistemet raketore, të cilat kanë shmangur dhe sisteme të sostifikuara të mbrojtjes kundërajrore që Izraeli zotëron në bashkëpunim me SHBA-të dhe ajo që vlen të theksohet se kjo është një katastrofë e vërtetë sa i takon për jetët e të dy popujve.
Qytetarë të mbetur të pastrehë, viktima të pafajshme dhe dëme të pallogaritshme ekonomike dhe mjedisore, ku çdo gjë kontaminohet nga raketat në zonat ku ato shpërthejnë. Pra, ato vende për momentin janë të pajetueshme sa i përket gjendjes shëndetësore, përtej luftimeve", u shpreh studiuesi Sokol Kondi.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME STUDIUESIN SOKOL KONDI

