FOTO/ I bërë copash, droni izraelit rrëzohet në Iran
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2025, 20:17
Mes tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, ushtria iraniane ka publikuar pamje që tregojnë rrëzimin e një droni në qytetin Isfahan.
Sipas autoriteteve ushtarake të Iranit, mjeti ajror pa pilot i përkiste Izraelit.
Mëngjesin e sotëm, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) konfirmuan se një nga dronët e tyre ishte rrëzuar nga një raketë tokë-ajër.
Pak orë më vonë, ushtria iraniane bëri publike imazhet e mbetjet e dronit të rrëzuar.
Nga pamjet e publikuara duken copëza të shkatërruara të dronit të shtrira në zonën shkretinore pranë Isfahanit shkruan Skynews.
