Bledi Shkëmbi largohet nga drejtimi i Tiranës

Bledi Shkëmbi e ka mbyllur me Tiranën. Trajneri i bardhebluve pati takimin e fundit me presidentin Refik Halili, ku u vendos të ndajnë rrugët.

Prej kohësh e ardhmja e Shkëmbit nuk ishte ndarë përfundimisht. Dhe pse ndodhej nën kontratë, ka qenë një ndarje konsensuale mes palëve.

Tirana do të vendoset tashmë nën kërkimin e trajnerit të ri. Bardheblutë para se të riemëronin Shkëmbin, patën Gugash Maganin në krye.

Ndërkohë kanë mbetur edhe disa ditë nga fillimi i përgatitjeve për sezonin e ri.

Kryeqytetasit rikthehen në fushë për t’u stërvitur sërish nga 1 korriku.