Spalletti refuzon 18 milionë euro në sezon, Al Nassr i Ronaldos ‘shënjestron’ Conceicaon

Pas refuzimit të Luciano Spallettit, të cilit Al Nassr ishte gati t’i ofronte një kontratë trevjeçare me vlerë 18 milionë euro neto në sezon, klubi i Cristiano Ronaldos po “shënjestrën” Sergio Conceicaon.

Ish-trajneri i Portos dhe Milanit është i lirë pas përfundimit të përvojës së tij në Milano, ku nuk u konfirmua që kur Furlani dhe Tare nënshkruan me Massimiliano Allegrin.

Conceicao ishte gjithashtu një nga emrat në garë për stolin e Lazios, që në fund zgjodhi Sarrin.

Tani për portugezin, fitues i Superkupës së Italisë në janar, po interesohet Al Nassr, i cili, përveç një kontrate të pasur, do t’i ofronte atij mundësinë e stërvitjes së CR7-ës, me të cilin ka luajtur në ekipin kombëtar.

Një perspektivë interesante që Conceicao po e vlerëson gjithashtu sepse Al Nassr është gati të bëjë një merkato të madhe.

Cristiano Ronaldo dëshiron të fitojë dhe për të qëndruar ka marrë garanci.