Ministri izraelit i Mbrojtjes: Selia qendrore e sigurisë së brendshme e Iranit është shkatërruar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2025, 16:12
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka deklaruar se Forcat Ajrore të Izraelit kanë shkatërruar selinë e sigurisë së brendshme të Iranit.
Ai nënvizoi se avionin e Forcave Ajrore do të vazhdojnë të shkatërrojnë regjimin e ajatollahëve kudo ku janë.
“Aeroplanët e Forcave Ajrore kanë shkatërruar Selinë e Sigurisë së Brendshme të regjimit iranian – krahun qendror represiv të diktatorit iranian.
Siç premtuam, ne do të vazhdojmë të dëmtojmë simbolet e pushtetit dhe të godasim regjimin e ajatollahëve kudo”, ka deklaruar ai.
