VIDEO/ SPEKTAKOLAR DHE I FRIKSHËM! Shpërthen vullkani më aktiv në Indonezi. Tymi 11 km në qiell

Në Indonezi ka shpërthyer një prej vullkaneve më aktivë të vendit. Autoritetet kanë ngritur alarmin dhe po evakuojnë banorët përreth zonës.

Sa spektakolare aq e edhe e rrezikshme! Këto janë pamjet e shpërthimit të Lewotobi Laki-Laki, një nga më aktivët në Indonezi

Një re gjigante hiri është ngritur mbi 11 kilometra në qiell, duke detyruar autoritetet të rrisin nivelin e alarmit në maksimum dhe të urdhërojnë evakuimin e zonave përreth.

Ndërsa hiri i dendur mbulon fshatrat përreth, gjë e cila ndikoi në qarkullimin ajror në rajon.

Të paktën 37 fluturime janë anuluar në dhe nga Bali, përfshirë kompani të mëdha ndërkombëtare si Air India, Singapore Airlines dhe Virgin Australia.

Ekspertët paralajmërojnë për rreziqe të mundshme të rrëshqitjeve të baltës vullkanike nëse reshjet vazhdojnë, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për përdorimin e maskave dhe shmangien e çdo aktiviteti brenda një rrezeje prej 7 kilometrash nga krateri.

Indonezia, e vendosur në unazën sizmike të Paqësorit  të njohur si "Unaza e Zjarrit" përballet shpesh me tërmete dhe shpërthime vullkanike.

Lewotobi Laki-Laki, i cili do të thotë "burrë" në gjuhën e tyre është binjak me vullkanin Perempuan që do të thotë "grua"  e që është me i qetë, duke krijuar një ironi të veçantë në natyrë.

Rasti u konsiderua si një tjetër kujtesë e fuqisë së natyrës, që vjen me një mesazh të qartë, vigjilenca dhe përgatitja janë thelbësore për mbrojtjen e jetës.