Von der Leyen: Ende synojmë të arrijmë një marrëveshje tregtare me SHBA-në

SHBA- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka deklaruar se negociatat tregtare me Shtetet e Bashkuara janë të ndërlikuara, por qëllimi mbetet arritja e një marrëveshjeje deri në afatin e 9 korrikut.

 Këto deklarata vijnë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se BE nuk po propozonte një marrëveshje të drejtë.

“Është e ndërlikuar, por ne po ecim përpara kjo është mirë dhe unë po shtyj fort për të përshpejtuar më tej (...)

Do të shohim se si do të përfundojnë bisedimet”, u tha Ursula von der Leyen gazetarëve në margjinat e samitit të G7 në Kanada.

Ursula von der Leyen tha gjithashtu se duke pasur parasysh rritjen e çmimeve të naftës, nuk ka presion për të ulur më tej kufirin e çmimit të naftës ruse.