Lufta në Lindjen e Mesme/ Vance: Trump mund të ndërmarrë veprime të mëtejshme kundër programit b*rthamor të Iranit
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, e ka lënë të hapur mundësinë që Presidenti Donald Trump të ndërmarrë hapa të rinj për t'i dhënë fund programit bërthamor të Iranit.
Në një postim në mediat sociale, Vance pretendon se Teherani ka pasuruar uranium në nivele shumë më të larta se ato të kërkuara për çdo qëllim politik, duke shtuar se presidenti amerikan mund ta konsiderojë të nevojshme të marrë masa shtesë për të ndaluar pasurimin e uraniumit iranian.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se deri më tani nuk ka dëgjuar asnjë argument serioz që justifikon shkeljen e detyrimeve të Iranit sipas marrëveshjes së mospërhapjes bërthamore.
Vance përfundoi duke siguruar se Trump është i interesuar vetëm të përdorë ushtrinë amerikane për t'i shërbyer interesave të popullit amerikan. Sipas tij çfarëdo që të vendosë, kjo do të jetë përparësi.
