Matias Almeida emërohet trajner i Seviljes

Matias Almeida është trajneri i ri i Seviljas. Tekniku argjentinas ka firmosur kontratë të vlefshme për 3 vitet e ardhshme.

Sevilja kaloi sezon të dështuar në Spanjë. Si rrallë herë, e mbylli në vendin e 17-të.

Leganes, që ndodhej më poshtë dhe ra nga kategoria, kishte vetëm 1 pikë më pak.

Te Sevilja pritet revolucion. Almeida ishte për herë të fundit pjesë e AEK-ut në Greqi.

Trajneri argjentinas e ka rikthim te Sevilja pasi rreth 30 vite më parë luante aty.