VIDEO/ Berisha anulon paraqitjen e detyruar në SPAK, zbulohet arsyeja
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 16 Qershor 2025, 10:06
Kryedemokrati Sali Berisha ka anuluar “takimin” e përmuajshëm në Prokurorinë e Posaçme, ku ai është i detyruar të paraqitet si shkak i masës së vendosur nga GJKKO-ja lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partixani” në Tiranë.
Arsyeja e mosparaqitjes së tij, sipas gazetarit Edison Vatnikaj, ka të bëjë me gjendjen e tij shëndetësore, ku Berisha ka depozituar një vërtetim si i prekur nga vilazat e stinës.
