I divorcuar 5 herë, Lotar Mateus kapet mat me modelen 38 vjeçe më të re

Lotar Mateus duket se ka nisur një tjetër histori dashurie, me një modele, këtë herë shumë më të re në moshë se sa në aventurat e mëparshme, të cilat kanë përfunduar me ndarje publike e divorce.

Në fakt Mateus është martuar 5 herë më parë dhe ka po aq divorce, pas kurorëzimit shpesh me modele më të reja në moshë. Por o pakkush priste që partnerja e re e 64 vjeçarit të ishte një modele 26-vjeçare. Ajo quhet Teresa Somer dhe është një modele Instagrami.

Çifti është fotografuar disa herë së bashku dhe tashmë mendohet se janë në lidhje bashkë, edhe pse ikona e futbollit botëror ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të tabloideve që kanë publikuar fotot.