Sulm me raketa balistike mbi Izraelin/ Irani nis kundërsulmin, Tel Avivi mbulohet nga tymi

Irani ka nisur kundërsulmin ndaj Izraelit: Forcat izraelite njoftuan në X se janë lëshuar raketa nga Irani drejt Izraelit.

Sistemet e mbrojtjes po përpiqen të bllokojnë kërcënimin.

Në disa zona të vendit u aktivizua alarmi ajror dhe popullsia u thirr të largohet drejt strehimoreve.

Irani po përgjigjet pas rreth 18 orësh ndaj sulmit të madh izraelit.

Mediat raportojnë se janë lëshuar rreth njëqind raketa balistike.

BBC raporton se po shihen re të mëdha tymi që ngrihen mbi Tel Aviv në Izrael, pranë qiellgërvishtësve në qytet.

Tymi duket më i madh se ndërtesat e larta përreth.

Nuk është e qartë nëse ky tym vjen nga raketat apo nga interceptimet.