SHBA dhe vende të tjera ndihmuan Izraelin në kapjen e raketave iraniane

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndihmuan Izraelin të kapte raketat iraniane të premten në mbrëmje, thanë dy burime izraelit.

Një burim tha për CNN se edhe vende të tjera në rajon mbështetën mbrojtjen ajrore izraelite në një mënyrë të ngjashme me atë që kishin bërë në sulmet e mëparshme iraniane ndaj Izraelit.

Në prill të vitit 2024, Irani lëshoi ​​më shumë se 300 predha – duke përfshirë rreth 170 dronë dhe mbi 120 raketa balistike – drejt Izraelit, por “99%” e tyre u kapën nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit dhe “partnerët” e tij, sipas ushtrisë izraelite.