Interi në ankth për Çalhanoglu, Arabia dhe Turqia ‘tundin’ milionat, pasuesi gjendet te...
Hakan Çalhanoglu mund të jetë në fundin e aventurës së tij me Interin.
Mesfushori turk, lider absolut i repartit qendror zikaltër, është në qendër të vëmendjes nga klube të mëdha jashtë Europës.
Oferta të majme kanë mbërritur nga Arabia Saudite, ndërsa Galatasaray ka hyrë fuqishëm në garë, i gatshëm t’i ofrojë një kontratë prej 10 milionë eurosh në vit.
Çalhanoglu, 31 vjeç, është përballë një vendimi të rëndësishëm në karrierën e tij: të vijojë në nivelin më të lartë me Interin, ose të pranojë një sfidë të re, qoftë në Lindjen e Mesme apo në atdheun e tij.
Vetë lojtari nuk e ka mbyllur derën për një largim dhe në të kaluarën ka shprehur dëshirën për të luajtur në Turqi përpara se të varë këpucët në gozhdë.
Nga ana tjetër, Interi e vlerëson shumë Çalhanoglu-në, por nuk përjashton shitjen, sidomos nëse mbërrin një ofertë mbi 40 milionë euro.
Duke qenë se turku erdhi falas nga Milani, çdo shitje do të sillte një përfitim të pastër financiar.
Drejtuesit zikaltër synojnë të rinovojnë skuadrën këtë verë dhe një largim i mundshëm i Çalhanoglu-së do të hapte rrugën për afrimin e një pasuesi.
Në këtë kuadër, emri i Nicolò Rovella-s nga Lazio është kandidati kryesor për të marrë rolin e regjisorit. I ri, teknikisht i aftë dhe i përshtatshëm për stilin e Interit, Rovella shihet si investim për të ardhmen.
Ndërkohë, merkatoja mbetet e hapur dhe vendimi final është në duart e Çalhanoglu-së.
