Ushtria izraelite konfirmon vdekjen e liderit të Hamasit në Gaza, Mohammed Sinwar

Forcat Mbrojtëse Izraelite kanë konfirmuar se kreu i Hamasit, Mohammed Sinwar, u vra në një sulm të Izraelit ne spitalit evropian në jug të Gazës, ndërsa publikuan pamje të trupit të tij të zbuluar në tunele sekrete.

Ushtria izraelite ka konfirmuar se trupi i liderit të Hamasit në Rripin e Gazës, Mohammed Sinwar, është identifikuar zyrtarisht. Sinwar u vra gjatë një bastisjeje izraelite të ndërmarrë më 13 maj, në jug të Gazës.

Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit dhe agjencisë së inteligjencës Shin Bet, trupi i Sinwar u gjet bashkë me trupat e disa anëtarëve të tjerë të Hamasit në një tunel të nëndheshëm poshtë Spitalit Evropian në Khan Yunis.

Në të njëjtën sulm u eliminuan edhe dy figura të rëndësishme të grupit: Mohammed Sabana, komandant i brigadës Rafah, dhe Mahdi Quara, komandant i batalionit të Khan Yunis-it jugor.

Një grup gazetarësh të huaj shkuan në Gaza, në Khan Younis, ku publikuan një video të hyrjes së vogël të tunelit, e cila është e arritshme përmes dheut të sapogërmuar, pikërisht përpara Spitalit Evropian.

Pamjet tregojnë një korridor të gjatë e të ngushtë nëntokësor që të çon në disa dhoma. Brenda disa prej tyre, shihen grumbuj rrobash dhe karrige plastike, me një pushkë të mbështetur në mur.

Autoritetet izraelite bënë të ditur se në vendngjarje u zbuluan edhe armë dhe dokumente që i përkisnin Sinwarit dhe Sabanës, përfshirë karta identiteti. Procesi i identifikimit të trupave të tjerë të gjetur vazhdon ende.

Uushtria Izraelite njoftoi gjithashtu se gjatë këtij operacioni, Forcat Ajrore përdorën mbi 50 bomba brenda vetëm 30 sekondave, me qëllim goditjen e tunelit dhe eliminimin e drejtuesve të Hamasit.

Ky zhvillim shënon një prej goditjeve më të rëndësishme ndaj lidershipit të Hamasit që nga fillimi i konfliktit të përshkallëzuar në Rripin e Gazës.