VIDEO/ Të shtëna jashtë një kazinoje në Las Vegas! Vr*tet një person teksa po filmohej direkt në Youtube

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur të dielën mbrëma në zonën turistike të Las Vegasit, pranë shatërvanëve të njohur të Bellagio-s.

Ngjarja u regjistrua në një transmetim të drejtpërdrejtë në YouTube dhe ka rezultuar deri më tani me të paktën një viktimë.

Sipas mediave amerikane, ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 me orën lokale. YouTuberi i njohur si Finny Da Legend po realizonte një transmetim live teksa ecte përgjatë “Las Vegas Strip”, i shoqëruar nga një grua.

Gjatë videos, një tjetër person, i dyshuar të jetë gjithashtu YouTuber me pseudonimin SinCity-MannyWise ose i lidhur me kanalin Sin City Family, u shfaq për pak çaste në sfond, por u kthye sërish pak më vonë, duke hyrë në një debat të ashpër verbal me gruan që shoqëronte Finny-n.