Macron do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Groenlandë më 15 qershor
Presidenti francez Emmanuel Macron do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Groenlandë më 15 qershor për të shprehur mbështetjen e tij për territorin autonom danez, i cili pretendohet nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, njoftoi sot zyra e tij.
Macron do të udhëtojë për në Groenlandë me "ftesë" të Kryeministrit të saj Jens Frederik Nielsen dhe Kryeministres daneze Mette Frederiksen, me të cilët do të zhvillojë edhe takime. Presidenti francez është kreu i parë i shtetit që viziton Groenlandën që kur Trump kërcënoi të aneksonte territorin nga SHBA-të.
Bisedimet e tre udhëheqësve do të përqendrohen në "sigurinë në Atlantikun e Veriut dhe Arktik, si dhe në çështjet që lidhen me ndryshimet klimatike, tranzicionin energjetik dhe sigurinë e furnizimit me metale kritike ", tha presidenca franceze.
Vizita e Macron synon të forcojë bashkëpunimin me Groenlandën në këto fusha dhe të kontribuojë në forcimin e sovranitetit evropian. Pasi u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar, Trump përsëriti se dëshiron që SHBA-të të fitojnë, këtë rajon të gjerë në Arktik, i cili është i pasur me burime minerale dhe ndodhet në një vendndodhje strategjike.
