Krisja e marrëdhënieve me Trump, Rusia mund t'i ofron azil politik Elon Musk?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2025, 20:08
Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit të teknologjisë Elon Musk, pas përplasjes së tij të ashpër dhe publike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të premten ligjvënësi i lartë rus Dmitry Novikov.
Mediat e huaja shkriajnë se megjithatë, Kremlini është përpjekur të qëndrojë jashtë kësaj përplasjeje.
“Nëse ai [Musk] do të kishte nevojë për azil politik, atëherë, sigurisht, Rusia mund ta ofronte,” tha Dmitry Novikov, nënkryetari i parë i Komitetit për Çështjet Ndërkombëtare në Dumën Shtetërore, në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.
Megjithatë, Novikov, anëtar i Partisë Komuniste, shtoi se mendon që Musk po luan një lojë krejtësisht të ndryshme dhe nuk do të ketë nevojë për azil politik.