VIDEO/ Shp*rthen në flakë anija në Turqi, sapo ishte furnizuar me karburant, lëndohen 3 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2025, 08:29
Pamjet e shpërthimit të një anijeje janë publikuar në rrjetet sociale.
Nga shpërthimi mbetën të plagosur tre persona. Ngjarja u regjistruar në Bodrum të Turqisë teksa shpërthimi ishte shumë i madh.
Raportohet se shpërthimi ndodhi pak minuta pasi anija u furnizua me karburant. Pamjet tronditëse kapin momentin kur anija shpërthen dhe merr flakë.
Ekspertët po vënë në pikëpyetje nëse kjo ndodhi nga ndezja e karburantit apo nga sabotimi. Shkaqet e aksidentit po hetohen nga autoritetet.

