Përfshihet nga flakët banesa dykatëshe në Berat, ja çfarë dyshohet se e shkaktoi zjarrin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Qershor 2025, 17:49
BERAT- Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “Uznovë” në qytetin e Beratit.
Mësohet se zjarri ka rënë në një banesë dy katëshe dhe në momentin e flakëve nuk ka pasur asnjë familjar brenda.
Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar tre mjete të fikjes së zjarrit.
Si rezultat i ndërhyrjes në kohë, është bërë i mundur lokalizimi i shpejtë i flakëve dhe fikja e zjarrit.
Zjarri, i cili kishte filluar në katin e parë të godinës dhe që më pas u përhap me shpejtësi, mendohet se është shkaktuar nga rryma elektrike.
Si pasojë e zjarrit të rënë në banesën e shtetasit Riza Kaçi, ka pasur dëme të shumta materiale, ndërkohë që e gjithë ndërtesa vijon të jetë nën pushtetin e tymit.
