S’ka paqe Rusi – Ukrainë! Shala: Bisedat mes palëve, të rëndësishme, po mbajnë hapur kanalet e komunikimit
Presidenti rus Vladimir Putin ka hedhur poshtë çdo mundësi për bisedime me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, duke e cilësuar të papranueshme idenë e një samiti apo armëpushimi të përkohshëm, në kushtet ku, sipas tij, Ukraina po ndërmerr sulme të drejtpërdrejta kundër civilëve dhe infrastrukturës në territorin rus.
Për të kuptuar më shumë mbi këtë situatë të re të krijuar nga luftimet dhe shanset e një paqeje mes dy vendeve i ftuar në hapësirën “Për Shqiptarët” në “Ora News” ishte profesori Xhavit Shala, njëherësh ekspert në fushën e sigurisë.
“Pavarësisht se ende nuk ka një marrëveshje, këto biseda që po zhvillohen kanë rëndësinë e tyre sepse po i mbajnë kanalet e komunikimit të hapura dhe mundësinë që të bisedohet për paqen.
Në bisedën telefonike pas Samitit të Tiranës, Presidenti Putin ia bëri të qartë Presidentit Trump që nuk do të ketë armëpushim mes dy vendeve.
Dhe pas bisedës së datës 19 u hap mundësia që dy delegacionet të takohen së bashku. Dhe para kësaj bisede ka pasur një tjetër deklaratë të Putin i cili kërkoi që të respektohen interesat e tij kombëtare, duke nënkuptuar se nuk kishte gjasa për paqe”, u shpreh ndër të tjera Prof.Asc Xhavit Shala.
NDIQNI MË POSHTË INTERVISTËN E PLOTË ME PROF.ASC XHAVIT SHALA
