Maliqi: Në Zvicër kemi mbi 300 mijë shqiptarë. Gjuha shqipe po tejkalon edhe gjuhët zyrtare
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", kryeredaktori i gazetës zvicerane "Le Canton27.Ch", Nefail Maliqi, foli për historinë e emigracionit shqiptar dhe ndikimin e tij në shoqërinë zvicerane, duke theksuar se gjuha shqipe po bëhet gjithnjë e më e pranishme në Zvicër.
"Siç e dini eksodi i shqiptarëve nuk daton që tani por që nga koha e Miloshevicit. Emigrantët shqiptarë janë pasqyrë e regjimit të Miloshevicit pastaj pas luftës në Kosovë në luginën e Preshevës është rezultat i regjimit tjetër në vijim i Vuçiçit. Kështu që Zvicra është mbushur falë regjimeve dhe ka një jetë të mirë pavarësisht se kanë pasur presione të ndryshme atje.
Lirisht sot mund të themi se sot këtu në Zvicër kemi mbi 300 mijë shqiptarë, kryesisht nga Kosova por kemi edhe shqiptarë nga Shqipëria, me shifër 3655 shqiptarë nga Shqipëria. Nga Maqedonia kemi rreth 120 mijë shqiptarë. Nga Mali i Zi kemi, nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera tona shqiptare në Ballkan.
Gjuha Shqipe dominon. Në Zvicër janë 4 gjuhë zyrtare, gjuha gjermane që flitet masivisht, më pas gjuha Frënge, është gjuha Italiane dhe romançe. Gjuha shqipe i ka tejkaluar gjuhët zyrtare dhe shpesh thonë se ka kaluar dhe gjuhën portugeze", u shpreh Maliqi.