Australia i kërkon llogari Kinës për rritjen ushtarake dhe mungesën e transparencës

Australia dhe aleatët e saj kërkojnë që Kina të sqarojë rritjen e saj të vrullshme ushtarake dhe sjelljen agresive në rajon. Kritikave iu bashkuan SHBA-të dhe Filipinet, ndërsa Pekini reagoi me tone të ashpra ndaj akuzave.

Kina duhet të shpjegojë se pse po rrit në mënyrë të jashtëzakonshme forcën e saj ushtarake. Kërkesa e llogarisë vjen nga ministri i mbrojtjes së Australisë, Richard Marles.

Në një dekalratë të dielënm ai theksoi se ndërtimi i kapaciteteve ushtarake nga Pekini po ndodh pa një qëllim të qartë strategjik dhe pa siguri për vendin e fqinjëve.

”Duam të shohim transparencë strategjike nga Kina, ashtu siç vepron Australia,” deklaroi ai gjatë samitit të mbrojtjes Shangri-La të mbajtur në Singapor.

Ndërkohë edhe ministri i Mbrojtjes Filipinas, Gilberto Teodoro, e akuzon Kinën si të “të papërgjegjshme dhe të pamatur” në veprimet e saj në Detin e Kinës Jugore.

Ai theksoi se sjellja agresive e Kinës është e papranueshme për komunitetin ndërkombëtar dhe se vendet si Filipinet, Lituania dhe Letonia presin reagim nga SHBA-ja dhe aleatët evropianë sa i përket rendit ndërkombëtar.

Përfaqësimi kinez në samit ishte më i dobët se zakonisht, me praninë e një fjalimi zyrtar dhe një delegacion më të ulët në rang.

Në mungesë të një pranie të fortë kineze, dialogu është dominuar nga kritikat dhe pyetjet ndaj Pekinit të ngritura nga SHBA-të dhe aleatët e saj.

Të shtunën, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, paralajmëroi për kërcënimin "e afërt" të Kinës ndaj Tajvanit dhe akuzoi Pekinin se po bëhet një "fuqi hegjemonike" në rajon.

Kina ka reaguar ashpër në një deklaratë të dielën duke ju përgjigjur fjalimeve të Hegseth. Në të thuhej se  Sekretari i Mbrojtjes i SHBA- e kishte drejtuar gishtin nga Kina me akuza shpifëse dhe e kishte quajtur në mënyrë të rreme Pekinin një ‘kërcënim’.

Ndërkohë deklaratat e Macron, që kishte krahasuar mbrojtjen e Tajvanit me mbrojtjen e Ukrainës, Kina zyrtare e cilëson krahasimin si të papranueshëm pasi sipas tyre "çështja e Tajvanit është tërësisht çështje e Kinës".