Kume “skanon” 11 majin: Politika dështoi me mosrealizimin e reformës zgjedhore. Nëse opozita nuk i njeh zgjedhjet, duhet të lërë mandatet, gjë që nuk do ndodhë
Eksperti i çështjeve zgjedhore dhe ish-kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, vlerësoi se procesi zgjedhor i 11 majit është ende në vijim, duke pasur parasysh animimet e rezultateve zgjedhore.
Në një intervistë për “Ora News”, Kume rreshtoi problematikat e 11 majit.
“Procesi është në vazhdim dhe ajo çfarë mund të thuhet është në fazat e konsumuara të procesit vërejmë se faza e parë e këtij procesi ishte tërësisht e pasuksesshme dhe me fazë të parë kemi parasysh është përgatitja që bëhet për zgjedhjet e radhës përmes reformës zgjedhore për të bërë më të mirën e mundshme për zhvillimin e një procesi që do të ketë të paktën kushtet ligjore si detyrim i parë për zgjedhje të mira. Kjo fazë ka dështuar.
Faza tjetër është fillimi dhe zhvillimi i fushatës zgjedhore, e cila në termat e saj nuk sollën ndonjë gjë të re nga ato të mëparshme.
Fushatat u mbizotëruan nga dy liderët e tyre politikë dhe ajo që ndryshe nga herë të tjera kishim përfaqësues të partive të tjera, ku unë prisja diçka më shumë nga partitë e reja.
Po ashtu edhe kandidatët nuk patën ndonjë sjellje apo qasje ndryshe nga proceset e mëparshme zgjedhore.
Nuk u vëzhgua ndonjë ndryshim i madh po ashtu edhe nga mediat në këtë fushatë. Kurse në raportin mes kandidatëve femra dhe meshkuj, gjithçka ka qenë e balancuar.
Diçka negative në fushatë nuk mbizotëroi, por patëm dhënie të informacioneve mbi premtimet e palëve.
Dita e zgjedhjeve ishte e qetë, ku nuk patëm prezenca dhe pjesëmarrje të forcave të ligjit për ndonjë tentativë për prishje të procesit të zgjedhjeve.
Ashtu si në herët e kaluara u pa intimidimi i zgjedhësve ditën e votimit, pamë pjesëmarrje të personave të paautorizuar në dhe pranë qendrave të votimit.
Ndryshe nga herët e tjera patëm dhe prezencën e SPAK-ut në terren gjë që krijoi atë nevojën për të parandaluar veprat kriminale në zgjedhje.
Faza e fundit e procesit në të cilën kemi aktualisht, ajo e kontestimit dhe ankimimit. Dhe nëse opozita deklaron se nuk i pranon zgjedhjet, atëherë ajo duhet të dorëzojë mandatet pastaj, gjë që nuk ka gjasë të ndodhë”, u shpreh Kristaq Kume
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN E ZGJEDHJEVE KRISTAL KUME

