Krisafi: Rusia po bëhet fuqi dominuese në Detin e Zi, Turqia ka një hall të madh

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledion Krisafi tha se Turqia kërkon të ndërmjetësojë për shkak të shqetësimit që Rusia po fiton kontrollin mbi treçerekun e bregut të Detit të Zi, duke u shndërruar në fuqinë kryesore të rajonit.

"Në SHBA nuk është duke u lënë mënjëanë. Turqia ka dashur të bëj ndërmjetësin sepse ka një hall të madh.

Ky hall është fakti që Rusia ka arritur të pushtoj treçerekun e bregut të Detit të Zi të Ukrainës dhe nëse lufta përfundon me këtë situatë do të thotë se Rusia do të jetë fuqia më e madhe në Detin e Zi.

Turqia dhe Rusia në pamje të parë duket se kanë një marrëdhënie të mirë dhe shumë miqësore, në thelb janë rival.

Janë viral në Detin e Zi, na Kaukaz, në Libi etj. Ajo që shohim në pamje të parë është spektakël", u shpreh Krisafi.