Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike: Nuk ka shenja për rifillimin e centralit bërthamor në Zaporizhia

Nuk ka prova në terren se Rusia po përgatitet të rifillojë centralin bërthamor Zaporizhia në Ukrainë, të cilin e ka të pushtuar, tha të enjten (29 maj) një zyrtar i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), e cila ka një ekip të vogël në central.

“Ekipet tona vazhdojnë të konfirmojnë se në këtë kohë nuk ka asnjë tregues që sugjeron ndonjë përgatitje aktive për të rinisur centralin bërthamor tani”, tha një zyrtar i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në kushte anonimiteti.

Zaporizhzhia, e cila mbahet nga Rusia, që prej fillimit të luftës  është centrali bërthamor më i madh në Evropë.