Lufta në Gaza, sulmet izraelite vrasin 13 persona, mes tyre 3 fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2025, 13:47
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën gjatë natës nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës. Mes tyre janë tre fëmijë, konfirmon spitali i enklavës.
Forcat izraelite sulmuan një kamp refugjatësh në Gazën qendrore, ku la të plagosur dhe 18 palestinezë të tjerë.
Ofensiva hakmarrëse e Izraelit që nga sulmet e Hamasit më 7 tetor 2023 ka vrarë më shumë se 54,000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Gazës të drejtuar nga Hamasi.