SHBA PROPOZIMI PËR ARMËPUSHIM! Kaos në një depo furnizimi me ushqime në Gaza
SHBA ka paraqitur një propozim të ri për një armëpushim 60-ditor në Gaza i cili përfshin lirimin pengjeve. Propozimi vjen në një kohe kur situate humanitare është përkeqësuar. Të paktën dy persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi turma njerëzish të uritur hynë me forcë në një depo furnizimi me ushqime në Gazën qendrore.
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, ka paraqitur një propozim të ri për një armëpushim 60-ditor në Rripin e Gazës, i cili përfshin lirimin e 10 pengjeve.
Sipas propozimit të ri, pengjet do të lirohen në dy grupe brenda një jave. Organizata ekstremiste palestineze Hamas duhet të dorëzojë gjithashtu trupat e 18 të rrëmbyerve që ende mbahen në Gaza, në këmbim të lirimit të palestinezëve nga burgjet izraelite.
Sipas këtij propozimi, nëse Izraeli dhe Hamasi arrijnë një marrëveshje, pengjet e mbetura të mbajtura në Gaza do të lirohen gjithashtu.
Propozimi përcakton gjithashtu që shpërndarja e ndihmës në Rripin e Gazës do të menaxhohet përsëri nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare të ndihmës.
Sipas propozimit, ushtria izraelite do të tërhiqet në pozicionet që mbante para nisjes së ofensivës së fundit në mars. E ndërsa SHBA ka ardhur me këtë propozim nga ana tjetër dy persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi turma njerëzish të uritur hynë me forcë në një depo furnizimi me ushqime në Gazën qendrore.
Pamjet treguan njerëz që hynin me forcë në depon Al-Ghafari dhe merrnin pako me miell dhe kuti me ushqime, ndërkohë që mediat raportojn se u u dëgjuan edhe të shtëna. Autoritetet thanë se nevojat humanitare në Gaza kishin dalë jashtë kontrollit pas një bllokade thuajse tre mujore izraelite që u lehtësua javën e kaluar.
Me heret në një fjalim emocional dhe të fuqishëm në Kombet e Bashkuara, ambasadori i Palestinës, Riyad Mansour, ngriti zërin për vuajtjet e popullit të tij, duke theksuar veçanërisht tragjedinë që po përjetojnë fëmijët palestinezë në Rripin e Gazës.
Ai tha se që nga përfundimi i armëpushimit në muajin mars, më shumë se 1300 fëmijë janë vrarë. Ai përshkroi skena të dhimbshme me nëna që përqafojnë trupat e pajetë të fëmijëve të tyre, duke i ledhatuar dhe u kërkuar ndjesë, pamje që, sipas tij, janë të padurueshme për çdo njeri me ndërgjegje.

