Gurra: Edhe Partia Komuniste e Kinës të vijë të konkurojë këtu, fiton Edi Rama

Gazetari, Hysni Gurra i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se në këtë situatë që jemi sot edhe partia Komuniste e Kinës të vijë të konkurojë me Edi Ramën, do fitojë Edi Rama.

Gurra: Të paktën në këndvështrimin tim ajo që thotë zoti Berisha ne i kemi parë të gjithë që në 11 maj nuk kishte zgjedhje.

Ishte shteti përballë opozitës.

Edhe kjo është në rreshtin e parë, në fjalinë e parë të raportit paraprak të OSBE-ODIHR.

Ata thonë dita e zgjedhjeve por nuk ishin në kushte të barabarta.

Pra opozita ka konkuruar me shtetin.

Unë besoj se këtu me këtë situatë që jemi sot edhe partia Komuniste e Kinës të vijë të konkurrojë me Edi Ramën, fiton Edi Rama.