Pirdeni në Forumin Karlspreis: Integrimi në BE, katalizator për ndërtimin e institucioneve të besueshme

Ministrja e Shtetit për për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë në panelin “Më shumë Evropë për një Evropë më të fortë?” në Forumin Evropian Karlspreis 2025 që u mbajt në Aachen të Gjermanisë.

Në fjalën e saj, Pirdeni ndau përvojën e Shqipërisë si një histori transformimi, nga një vend me institucione të brishta, në një shtet që ka përqafuar reformat si rrugën e vetme drejt të ardhmes.

Pirdeni nënvizoi se integrimi në BE nuk është vetëm një proces teknik apo synim ekonomik, por një katalizator për ndërtimin e institucioneve të besueshme, për forcimin e sundimit të ligjit dhe modernizimin e qeverisjes.

Ministrja Pirdeni shprehu “mirënjohje për Karlspreis për mikpritjen e shkëlqyer dhe mundësinë për të folur si evropianë mes evropianësh për të ardhmen tonë të përbashkët”.