Gangsterët turq qëlluan agjentët e Shërbimit Informativ! Autoritetet: Nuk ka viktima, jemi në kërkim të autorëve

Mediat greke, kanë raportuar se ditën e martë ka pasur shkëmbim të shtënash me armë zjarri mes mafies turke në Greqi dhe disa drejtuesve të shërbimit informative grek, fatmirësisht pa të lënduar. Autoritetet po punojnë për të kapur autorët.

Tre mafiozë turq kanë hapën zjarr ndaj pjesëtarëve të Shërbimit Kombëtar të Informacionit në një ngjarje të rëndë që ndodhi brenda një pike karburanti në Thermi të Selanikut

Ka qenë ora rreth 16:00 të së martës, kur tre turq ndaluan me një SUV të argjendtë për t'u furnizuar me karburant.

Anëtarët e Shërbimit të Informacionit, që po ndaluan disa metra më larg me një motor dhe një mjet, u vunë re nga shoferi turk, i cili menjëherë u drejtua drejt tyre.

Ai iu afrua makinës së oficerëve dhe nxori një armë e nisi të qëllonte. Për fat të mirë, mjeti me anëtarët e Shërbimit të Informacionit arriti të largohej pa pasur viktima.

Turku, pas incidentit, u kthye në automjetin e tij dhe u largua me shpejtësi, duke humbur çdo gjurmë.

Autorët qëlluan jashtë pikës së karburantit, dhe për mrekulli, as anëtarët e SHIK dhe as kalimtarët nuk u plagosën.

Policia ka nisur një kërkim të gjerë për të identifikuar dhe arrestuar turqit e përfshirë në këtë sulm, ndërkohë që hetimet janë në zhvillim e sipër.

Ngjarja po trajtohet si një incident serioz nga policia e Krimit të Organizuar, duke e konsideruar si një përshkallëzim të rrezikshëm nga mafia turke, e cila është përgjegjëse për më shumë se dhjetë vrasje të ndodhura në Greqi që nga shtatori i vitit 2023.

Hetimet po vazhdojnë dhe autoritetet janë angazhuar për të zbardhur këtë ngjarje të dhunshme.

Siç shkruajnë mediat greke. Ngjarja ka ndodhur të martën pasdite në Selanik, rreth orës 16:00, brenda një stacion karburanti.

Oficerët e sulmuar ishin drejtues të Shërbimit Informativ Kombëtar helen, të cilët u përballën me të shtëna me armë zjarri në drejtim të tyre nga një automjet i blinduar.

Nga hetimet e deritanishme zbulohet se në automjet ndodheshin personazhe të botë së krimit me origjinë nga Turqia.

Sipas medias greke, tre turqit ndaluan në stacionin e karburantit për t’u furnizuar me benzinë për automjetin e tyre, e kanë vënë rë një automjet të Shërbimit Informativ Kombëtar, që gjithashtu ndaloi pak më tutje.

Pas kësaj, personazhe të mafies turke kanë nisur të shtënat e zjarrit ndaj oficerëve dhe më pas janë larguar me automjetin e tyre në drejtim të paditur.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, teksa ngjarja po hetohet me përparësi të lartë nga autoritetet helene.

Ndërsa Policia ka “krehur” zonën me qëllim lokalizimin e këtre shtetasve.

Incidenti po shqyrtohet si veçanërisht serioz nga policia kundër Krimit të Organizuar dhe përbën një përshkallëzim të rrezikshëm nga ana e mafias turke, e cila ka qenë pas  më shumë se dhjetë vrasjeve në Greqi që nga shtatori 2023.