Mulolli: Kurti këmbëngul për Haxhiun si kryetare të Parlamentit, refuzon emrat e opozitës
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", konsulenti politik Fitim Mulolli komentoi ngërçin rreth emërimit të Kryetarit të Parlamentit në Kosovë, duke theksuar këmbënguljen e kryeministrit Albin Kurti për të vendosur Albulena Haxhiun në këtë pozitë, pavarësisht ofertave të tjera nga opozita.
"Do të thotë një insistim i vazhdueshëm i zotit Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosja për të emëruar zonjën Haxhiu si kryetare të Parlamentit.
Na bënë shumë pyetje dhe kurioz se cila është arsyeja mbrapa sepse ka disa prej partive opozitare që kanë ofruar edhe emra të tjerë të cilët duhet të ishin të gatshëm ti votojnë mirëpo të cilët refuzohen nga zoti Kurti dhe lëvizja Vetëvendosja.
Ka opsione të ndryshme, një prej tyre është se zoti Kurti dëshiron ta shtyj këtë emërim sepse është zonja Haxhiu njihet si një grua mjaft e fuqishme, e rritur me lëvizjen Vetëvendosja dhe është mjaft e ashpër ndaj partive të tjera prandaj do që ta ketë një person të tillë aty.
Në anën tjetër kemi opsionin apo një shpjegim që zoti Kurti këto 4 vite ka qenë i vetëm dhe ka pasur një komoditet të qeverisjes pa ndonjë partner të koalicionit të madh.
Tani në qoftë se do të ulet seriozisht e të flasë me Partinë Demokratike të Kosovës nuk do ta ketë atë komoditet apo luks të qeverisë i vetëm dhe ti ndaj të gjitha miqësitë për vete",u shpreh Mulolli.
