Charles III: Kanadaja përballet me rreziqe të papara, ndërsa Trump kërcënon aneksimin

Mbreti Charles III deklaroi nga foltorja e parlamentit kanadez se Kanadaja përballet me sfida të papara, në një botë që nuk ka qenë kurrë më e rrezikshme duke iu referuar kërcënimeve të presidentit të SHBA-së Donald Trump për aneksim, shkruan AP.

Mbreti është edhe kreu i shtetit të Kanadasë, një anëtar të ish-kolonive të Komonuelthit.

Propozimi i përsëritur i Trump për ta bërë Kanadanë shtetin e 51-të e shtyu kryeministrin Mark Carney të ftonte Charles III të mbante një fjalim nga foltorja duke përshkruar prioritetet e qeverisë liberale për sesionin e ri parlamentar.

“Ne duhet të përballemi me realitetin se që nga Lufta e Dytë Botërore bota jonë nuk ka qenë kurrë më e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Kanadaja po përballet me sfida që janë të pashembullta në jetën tonë”, theksoi Charles III në frëngjisht, një nga gjuhët zyrtare të Kanadasë.

Ai shtoi se “shumë kanadezë janë të shqetësuar për botën përreth tyre që ndryshon në mënyrë dramatike”.

Mbreti riafirmoi sovranitetin e Kanadasë duke thënë se ”Kanadaja është e fortë dhe i lirë”.