Irlanda ndalon tregtinë me vendbanimet izraelite

Qeveria irlandeze miratoi sot një projektligj për të ndaluar importin e mallrave nga vendbanimet izraelite të konsideruara të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, një veprim i paprecedentë për një vend të Bashkimit Evropian.

“Qeveria ka rënë dakord të sjellë legjislacion për të ndaluar tregtinë e mallrave me vendbanimet e paligjshme në territorin e pushtuar palestinez”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme irlandeze.

”Është pikëpamja e qeverisë se ky është një detyrim sipas ligjit ndërkombëtar”, theksoi zëdhënës.